Për adoleshentët që kujtojnë se bota ka detyrim ndaj tyre!

Nga John Tapene

Gjithmonë dëgjojmë adoleshentët që ankohen” Çfarë të bëjmë, ku të shkojmë”. Dhe përgjigja ime është kjo: Shko në shtëpi, laj dritaret, mëso të gatuash, ndërto diçka, gjej një punë, vizito një të sëmurë, bëj detyrat e shkollës dhe pasi t’i kesh mbaruar lexo një libër. Vendi yt nuk të detyrohet të sigurojë ambiente çlodhëse dhe as prindërit nuk e kanë për detyrë të të argëtojnë. Bota nuk të detyrohet asgjë, duhet ta fitosh vetë jetën.

Për adoleshentët që kujtojnë se bota ka detyrim ndaj tyre!

Ti i detyrohesh botës diçka. Ti detyrohesh duke dhënë kohën tënde, talentin tënd, kështu që askush nuk do të jetë në luftë, i sëmurë apo i vetmuar. Me fjalë të tjera “RRITU”! Mjaft duke qarë dhe duke u qarravitur. Dil jashtë ëndrrave të tua dhe zhvillo një karakter të fortë. Fillo të sillesh si një person i përgjegjshëm. Ti je i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Është shumë vonë të sillesh vërdallë dhe të presësh dikë. Një ditë është tani dhe dikush je ti.

*Ky është mesazhi që John Tapene, drejtor i Northland College u ka dhënë studentëve të tij.

Share With:
Translate »
226 Views