Në ditëlindjen e parë, Jonida Vokshi i bën Emit urimin më të ëmbël dhe na emocionoi të gjithë!

Një vit më parë jeta e prezantueses bukuroshe Jonida Vokshi dhe aktorit nga Kosova, Besnik Krapi, ndryshoi përgjithmonë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre të cilën e pagëzuan me emrin Emi. Çifti i famshëm nuk mund të ishin më të lumtur kur u bënë prindër për herë të parë dhe po shijojnë tashmë një nga periudhat më të bukura të jetës. Në ditëlindjen e parë të Emit nuk mund të mungonte një urim i ndjerë i Jonidës në rrjete sociale. Moderatorja dhe aktorja ka ndarë disa foto të së voglës ku në fakt duket qartë që ajo po rritet dita ditës.

Jonida shkruan se vetëm për Emin jeton, që kur e solli në jetë dhe thekson lumturinë e papërshkueshme që i ka sjellë asaj dhe bashkëshortit Besnik.

“Si sot para 1 viti në 12.04 të pashë fytyrën për herë të parë, të dëgjova zërin dhe të ndjeva aromën. Që nga ky sekond e përjetë jeton mama vetëm për ty Emushe! Zoti të bekoftë gjithë jetën për këtë lumturi të papërshkueshme që i ke dhënë mamit dhe babit”, shkruan prezantuesja e dashur për publikun shqiptar.

Share With:
Translate »
584 Views