Jennifer Garner: Pse nuk dua që fëmijët e mi ta takojnë Jennifer Lopez, të dashurën e re të Ben Affleck!

Aktori Ben Affleck dhe këngëtarja latine Jennifer Lopez konfirmuan lidhjen e tyre disa ditë më parë. Së fundmi ata u fotografuan nga paparacët teksa shkëmbenin një puthje. Ndërsa ish-gruaja e Ben Affleck, Jennifer Garner e ka bërë të qartë se ajo nuk ka asnjë problem me bashkimin e çiftit pas 17 vitesh, madje shpjegoi se Lopez mund t’i bëjë mirë ish-it të saj.

Jennifer Garner: Pse nuk dua që fëmijët e mi ta takojnë
Por sa i përket takimit të Lopez me fëmijët e Affleck, Garner tha se kjo gjë nuk do të ndodhë deri sa ajo të ndihet e sigurt se çifti do të rezistojë bashkë për një kohë të gjatë.

Jennifer Garner: Pse nuk dua që fëmijët e mi ta takojnë

Siç ka përmendur aktorja në të kaluarën, gjëja më e rëndësishme në jetën e saj janë fëmijët, kështu që ajo përpiqet të përjashtojë çdo eventualitet që mund t’i shqetësojë ose ekspozojë ata. Një burim i afërt me Jennifer Garner tha: “Jen do t’u tregojë fëmijëve dhe do t’i paralajmërojë ata për faqen e re në jetën e babait të tyre vetëm kur të ndihet e sigurt se Ben dhe Lopez do t’i rezistojnë kohës dhe fëmijët do të ndihen rehat duke qenë pranë saj. Ajo nuk dëshiron ndryshime të vazhdueshme në jetën e fëmijëve dhe kjo vlen edhe për partnerët e saj. Ajo thjesht nuk dëshiron t’i ekspozojë nëse është një marrëdhënie e jofunksionale.”

Share With:
Translate »
374 Views