Ashtu siç vetëm motrat dinë ta shprehin dashurinë, Dojna zgjodhi fotot e vjetra dhe fjalët më speciale për Mikelën

Kush ka vajza botën ka! Po, e vërtetë! Por edhe kush ka motra ka botën!

Vajzat që kanë motra e kuptojnë më mirë këtë, pasi mamaja i ka bërë me një shoqe të ngushtë që do ta kenë përjetë aty. Lidhja e gjakut zgjat përgjithmonë, ashtu siç zgjat edhe lidhja mes dy motrave.

Edhe moderatorja Dojna Mema po gëzon sot për motrën e saj, Mikelën, e cila feston ditëlindjen.

Dojna zgjodhi fotot më të veçanta nga fëmijëria, ku dy vajzat shfaqen në moshë të vogël, si dhe i shprehu gjysmës së saj dashurinë ashtu siç vetëm një motër di.

“Gezuar diten tende diell ☀️ Faleminderit qe na kthen buzeqeshjen edhe kur te mungon vete. Faleminderit qe ke nje fjale te mire per kedo dhe zemren me te madhe se e gjithe bota. Do te jem gjithmone aty, per te te fshire lotet kur gjithçka duket gabim dhe per te qeshur si e çmendur me batutat e tua. Kudo te jesh, Dela nuk ta leshon doren @mikelamema #happybirthday ❤️”- ishin fjalët e Dojnës në postim.

Sigurisht, as Mikela s’i ka mbajtur dot lotët nga ky urim kaq i bukur, teksa i ka komentuar:

“????????????dashuria e jetes sime, me mbush zemren plot me lumturi. Te dua me shume se cdo gje ne bote❤️”

Share With:
Translate »
303 Views