Brenda pak orësh, shqiptarët mbledhin mbi 20 mijë dollarë për familjen e Musaenit

Historia e 19-vjeçarit Musaen Zenelit, i cili humbi jetën nga plumbat në masakrën e Velipojës, ka tronditur mbarë opinionin publik. Në rrjet u sensibilizuan qindra persona për t’i ardhur në ndihmë familjes së Musaenit, pasi më të ardhurat e tyre e kishin të vështirë që të mbulonin shpenzimet mortore.

Organizata USA ALBANIAN SOCIETY hapi një llogari në “Go Fund me” ku mund të kontribuonin të gjithë ata që dëshironin të ndihmonin familjen dhe në vetëm 13 orë u arrit shuma e synuar prej 20 mijë dollarësh. Madje shuma u tejkalua dhe momentalisht janë 20,497 dollarë.

Këto para do të shkojnë për familjen e Musaenit.

Musaeni ishte në ditën e tij të parë të punës si kamarier, kur një sherr i përgjakshëm ndodhi mes pronarëve të restorantit dhe një pale tjetër.

19-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme pas një plumbi të marrë në zemër.

Musaen Zeneli jetonte vetëm me nënën, pasi babain e kishte humbur dhe kishte edhe një vëlla.

Ai u gjet pa shenja jete në rërë. Në xhep kishte disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezllonë.

Burimi: abc

Share With:
Translate »
441 Views