Telefonat në shkollë problem masiv, Anglia i heq totalisht nga duart e nxënësve; Po në Shqipëri?

Anglia planifikon të ndalojë përdorimin total të telefonave mobile në shkollë. Masat që pritet të prezantohen nga qeveria britanike parashikohen të kenë objektiv jo vetëm ndalimin e telefonave gjatë orës së mësimit, por gjatë gjithë kohën që nxënësi kalon në shkollë.

Qëllimi ka të bëjë me “qetësinë në klasë” përmirësimin e rregullave dhe disiplinës në shkolla. Ministri i Arsimit tha se donte një shkollë pa telefon, duke e quajtur atë një mjet “shkatërrues” dhe “shpërqendrues”

Një konsultim i gjerë ka nisur për të kërkuar pikëpamjet e mësuesve dhe prindërve se si të promovojnë sjellje të mirë. Një shqetësim vjen dhe fakti i shpërndarjes së pornografisë në internet përmes telefonave. “Telefonat po i shpërqëndrojnë. Dua ti jepet fund, duke bërë një shkollë pa telefona”, tha ministri i Arsimit Gavin Williamson.

Share With:
Translate »
328 Views