Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, Orinda Huta tregon dhomën e vajzës
Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen së shpejti prindër të një vajze. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe tashmë kanë filluar me përgatitjet.

Së fundmi, me anë të një postimi në Instastory, Orinda ka zbuluar se kanë nisur të arredojnë dhomën e bebushes. Ajo ka ndarë me ndjekësit disa detaje, ku në mur shihen disa piktura në formë reje.

“Gati për dhomën e gocës”, ka shkruar Orinda. Kujtojmë se çifti kanë treguar se emri i fëmijës së tyre do të nisë me shkronjën A.




