Kanye West kishte radhën të mbante fëmijët. Dalin fotot, por ku është Kim?
Kanye West është fotografuar duke u kthyer nga Meksika në Los Angeles me femijët e tij e ndërkohë Kim Kardashian ndodhet në Romë. Reperi 44 vjeçar u pa në aeroportin në Meksikë një ditë më parë, me të katër fëmijët që i ka me Kim Kardashian 40 vjeç.

Reperi shfaqet i veshur me të zeza dhe një palë atlete me të bardhë, ndërkohë që pret pranë fëmijëve t’i hipë avionit. Kanye dhe fëmijët kanë qenë në Meksikë që nga 20 qershori, duke shijuar pushimet në bregdetin e Oaxaca dhe duket se ishte radha e tij të kujdesej për fëmijët.

Ndërkaq Kim ka postuar foto nga hoteli ku po qëndron në Romë. Më herët vizitoi edhe Vatikanin.

Kim dhe Kanye njoftuan ndarjen e tyre në muajin shkurt, duke i dhënë fund martesës pas 6 vitesh, por ranë dakord të prindëronin të dy për fëmijët. Kanye është fotografuar kohët e fundit duke dalë me modelen Irina Shayk 35 vjeçe dhe sipas thashethemeve ata janë lidhur bashkë.

Çifti i përfolur u panë duke festuar ditëlindjen e Kanye në Provence, Francë, para se të mbërrinin përsëri në SHBA me të njëjtin avion privat. Irina më parë ka qenë e lidhur me aktorin Bradley Cooper nga viti 2015 deri në vitin 2019 me të cilin ka një vajzë 4 vjeçe.