Video/ Me tre hapa, edhe gjimnazistët do regjistrohen në e-Albania
Pa dalë fare nga shtëpia, ashtu si nxënësit e klasave të para, edhe ata të vitit të parë të gjimnazit, mund të regjistrohen online, ne e-Albania.
Opsioni i ri është gati. Me tre hapa dhe më pak se një minutë kryet e gjithë procedura.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/336324017955788
“E-Albania me një modul të ri për regjistrimet në gjimnaze
Klasa e dhjetë nis ndryshe këtë vit.
Regjistrimi kryhet në më pak se 1 minutë.
Përzgjedh shkollën 9 vjeçare që ke frekuentuar
Sistemi shfaq gjimnazin që i takon shkollës ku ke kryer arsimi bazë
Bashkëlidh dëftesën e lirimit dhe kaq. Kliko Dërgo.
e-Albania ju uron suksese dhe vit të mbarë shkollor!”- shkruan kryeministri Rama që ka postuar dhe videon.
Regjistrimi në klasë të dhjetë:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
Regjistrimi në gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…