Atdheu u përlot në studio dhe kishte një motiv shumë të fortë
Atdhe Xharavina ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku foli për eksperiencën e tij në “Përputhen”. Përveçse foli për raportin me Sara Malaj, miqësinë e prishur me Andin, ish-konkurrenti i programit të dashurisë preku edhe pikën e tij të dobët, nënën. I pyetur nga moderatorja Antonela Berishaj nëse do i kërkonte falje dikujt, ai përmendi mamanë e tij. “Kam shumë respekt për mamin dhe babin tënd se i njoh personalisht, janë njerëz të nderuar. I përshëndesim”, thotë Antonela teksa sheh që Atdheu si rrallë herë përlotet në studio.
“I përshëndes edhe unë, sidomos mamin sepse gjithë këtë kohë s’kam pasur përkushtim ndaj tyre. Por sot e tutje do i përkushtohem shumë, sidomos mamit”, tha ish-konkurrenti mes lotësh.