E frikshme në Velipojë/ U shpërthen bombola e gazit në banesë, në gjendje të rëndë 3 gra dhe 1 fëmijë
jë tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, pas masakrës me katër të vrarë.
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke bërë që zjarri të përfshijë pjesëtarët e familjes.
Nga zjarri janë dëmtuar tre gra dhe një fëmijë, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Mësohet se të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa priten informacione të tjera në vijim mbi gjendjen e tyre shëndetësore.