Eni Vasili publikon foton e parë me binjaket e saj: Më risollën në jetë

Moderatorja e njohur Eni Vasili u bë dje nënë për herë të parë. Në jetë erdhën binjaket Sofi dhe Nikol, emrat e të cilave Eni i zbuloi pak kohë më parë gjatë një interviste me fëmijët e “Në kurthin e Piter Pan”.

Lajmi dje bëri xhiron e mediave, ndërsa vetë Eni ka reaguar vetëm pak minuta më parë. Ajo ka publikuar një foto bardh e zi, duke mbajtur duart e vajzave dhe shkruan:

“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol më risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin!”

Lajmi për shtatzëninë e moderatores u bë i ditur në fund të marsit nga Panorama Plus, që publikoi edhe fotot e para të Enit me barkun e rrumbullakosur. Ndërsa pak ditë më vonë, gjatë një interviste në studion e “Open”, kryeministri Rama e uroi publikisht Enin, duke zbuluar gjithashtu se priste binjake, ndërsa ajo s’kishte zgjidhje veçse ta konfirmonte lajmin.

Share With:
Translate »
669 Views