Sylvester Stallone festoi ditëlindjen, vajza i lutet të mos gatuajë më
Sylvester Stallone festoi ditëlindjen e tij të 75-të ditën e djeshme i shoqëruar nga bashkëshortja Jennifer dhe tre vajzat, Sophia, Sistine dhe Scarlet. Aktoi shpërndau një foto familjare në Instagram me diçiturën “Familja ime e mrekullueshme është dhurata më e bukur që mund të merrja!”

Një tjetër foto e postuar nga ai ishte ajo me një tortë në dorë, me portretin e tij në të, një surprizë nga miqtë e palestrës që frekuenton. “Hyra në palestër dhe më pritën me këtë. Jam shumë mirënjohës për të gjithë njerëzit që dua dhe përmbushin jetën time”, shkroi Stallone.
Vajzat e tij gjithashtu ndanë një urim në rrjetet sociale për babanë e tyre. E vogla, Scarlet, postoi një foto nga albumi familjar në të cilën aktori po përgatit qofte duke e shoqëruar postimin me një shaka.

“Gëzuar ditëlindjen babi! Të lutem, mos gatuaj më”, shkroi 19 vjeçarja, ndërsa nuk munguan as urimet e vajzave të tjera./