Mononukleoza ose “sëmundja e puthjes” tek fëmijët

– Transmetohet përmes pështymës
Mononukleoza shkaktohet nga virusi Epstein-Barr, i cili është pjesë e familjes së virusit herpes, në të cilën bën pjesë edhe mikroorganizmi përgjegjës për variçelën. Transmetimi ndodh kryesisht përmes pështymës. Kjo është arsyeja pse ajo quhet edhe “sëmundja e puthjes”. Në praktikë, nëpërmjet një puthje “të infektuar” ose nëpërmjet kontaktit me pështymën e një personi të sëmurë, e përhapur psh nga teshtima ose duke pirë nga e njëjta gotë, rrezikoni të merrni virusin.

– Ngjan me gripin
Ajo është e përhapur sidomos në moshën prej 15 deri në 25 vjeç, por mononukleoza është mjaft e zakonshme edhe tek fëmijët. Sidomos në fëmijëri, është pothuajse gjithmonë pa simptoma ose me simptoma të vogla karakteristike, deri në pikën që mund të ngatërrohet me gripin.

Fillimisht mund të shfaqen dhimbje koke dhe dhimbje fytit. Pas disa ditësh gjëndrat, sidomos qafa, sqetullat dhe ijët, mund të duken të fryra dhe të japin dhimbje: kjo do të thotë se infeksioni është përhapur në të gjithë trupin. Në disa raste ka edhe temperaturë të lartë.

Mononukleoza diagnostikohet nëpërmjet analizave specifike të gjakut. Sidoqoftë, nuk është një infeksion i rrezikshëm: organizmi, madje edhe ai i të vegjëlve, është në gjendje ta luftojë pa ndihmën e jashtme. Është shumë e rëndësishme që fëmija të pushojë. Në rast se ka temperaturë, mjeku pediatër mund t’ju japë ilaçe. Kini parasysh se ndjenja e lodhjes mund të vazhdojë përreth një muaj.

Share With:
Translate »
343 Views