Ballotelli shpërthen ndaj nënës të së birit: “Nuk përdoret babai i fëmijës si bankomat”
Tensionet janë ngritur mes Mario Balotelli dhe nënës së fëmijës së djalit të tij, Clelia. Ish-çifti, prindër të Lion, janë përplasur në rrjetet sociale me njëri-tjetrin dhe sherrin e filloi futbollisti me pas publikimit të një statusi ku i hidhte kunja ish-partneres.
“Ligji duhet të ndalojë gratë interesaxhie që të bëjnë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për ti marrë paratë. Kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme”- shkroi ai.

Ish-çifti, prindër të Lion, janë përplasur në rrjetet sociale me njëri-tjetrin dhe sherrin e filloi futbollisti me pas publikimit të një statusi ku i hidhte kunja ish-partneres.
“Ligji duhet të ndalojë gratë interesaxhie që të bëjnë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për ti marrë paratë. Kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme”- shkroi ai.

Replika e ish-partneres së tij nuk vonoi shumë. Modelja me origjinë zvicerane iu përgjigj në një status ku shkroi: “Ai s’ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë.
Unë jam viktima e tij si fizikisht dhe mendërisht … Ai kurrë nuk ndalet”, ndërsa bëri tag Mario Balotelli për të shuar çdo dyshim, se kujt i drejtohej me këtë status.

Ajo publikoi edhe video me djalin e saj, krahas së cilës shkroi: “Do të bëj çdo gjë për ty. Të dua shumë. Gjithmonë do e mbroj djalin tim.”
Futbollisti 30 vjeçar është babai i dy fëmijëve, 9 vjeçares Pia, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia me Raffaella Fico dhe Lion, i lindur në shtator 2017 nga marrëdhënia me Clelia.