Qeveria vendos: Fëmijët e klasave të para do fillojnë anglishten; programe të veçanta kundër bullizimit nëpër shkolla, STOP përdorimit të celularëve
Fëmijët e klasës së parë, do të kenë me detyrim anglishten në shkollë. Lajmin e jep ministrja e Arsimit Evis Kushi që lajmëroi paraditen e sotme firmosjen e udhëzimit për vitin e ri shkollor 2021 – 2022.
Sipas ministres, në këtë udhëzim, përvec gjuhës angleze është parë me prioritet edhe regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të vecanta, konsolidimin e shkollave si qendra komunitare, reduktimin e braktisjes shkollore, zbatimi i planeve konkrete për parandalimin e bullizmit dhe ekstremizmit si dhe zbatimi i programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.
“Duam të krijojmë një mjedis sa më miqësor dhe gjithpërfshirës për të gjithë nxënësit” shkruan ministrja Kushi duke ndarë udhëzimin.
Ndërkohë një tjetër pikë e rëndësishme në udhëzim është edhe ai I përdorimit të telefonëve celularë në shkolla. Kjo pikë ka qenë edhe në udhëzimet e mëparshme por asnjëherë nuk është zbatuar. Ka me dhjetëra raste denoncimesh. Këtë herë, udhëzimi e përcakton qartë mospërdorimin e telefonave në shkollë.