I fashuar dhe duke qarë, fëmija afgan shfaqet në pikturën murale në Romë: Xhino kam frikë!
Një pikturë e cila tregon një fëmijë afgan me fashë në kokë dhe syrin e djathtë me lot duke thënë: “Xhino, kam frikë!” u shfaq mbrëmjen e së dielës, në Romë.
“Lotët e Kabulit (homazh në Gino Strada)” është titulli i veprës: fëmija i vogël qan dhe lotët kanë ngjyrën e flamurit afgan e përfaqësojnë vuajtjet e popullit të tij.
Në mur shfaqet frika nga një e ardhme plot d hunë dhe vuajtje të mëtejshme.