Po kalonte rrugën, makina përplas një fëmijë në Shëngjin
Një aksident ka ndodhur në qendër të Shëngjinit. Gazetari Gjergji Figuri raporton se makina ka përplasur një fëmijë që po kalonte rrugën.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.