Gjërat qenkan bërë familjare! Zbuloni dhuratat e veçanta që Jennifer Lopez i ka bërë vajzave të Ben Affleck
Jennifer Lopez dhe vajza e saj Emme kanë qenë së fundmi bashkë për ‘shopping’. E mesa duket dashurinë që ka për Ben e ka shprehur tek dy vajzat e tij! Nënë e bijë u kanë dhuruar bizhuteri shumë të veçanta vajzave të Benit, Violet dhe Seraphina.
Këtë gjë e ka bërë me dije E! News, duke na treguar kështu se gjërat mes J.Lo dhe Ben Affleck qenkan më familjare seç e kishim menduar.
Kujtojmë se, para pak kohësh, Jennifer konfirmoi lidhjen e saj të shumëpërfolur me Ben Affleck. Me rastin e 52-vjetorit të lindjes, Jennifer postoi në Instagram-in e saj një fotografi me anë të së cilës pranoi marrëdhënien me aktorin e famshëm, njëkohësisht dhe ish- i dashuri i saj. Dyshja u shfaqën duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë menjëherë pas ndarjes së këngëtares nga Alex Rodriguez.
