BBC do të kompensojë familjen mbretërore për intervistën e Princeshës Diana, ja shuma që do të japë!
Kanë kaluar 26 vjet nga intervista e shumëpërfolur e dhënë nga Princeshë Diana për gazetarin Martin Bashir dhe pas një hetimi, BBC-ja merr përsipër të kompensojë familjen mbretërore.
Pasi u zbulua se gazetari Bashir përdori mjete mashtruese për të nxjerrë intervistën me princeshën Diana, BBC vendos t’i kompensojë familjes mbretërore britanike dëmin e shkaktuar.
Sipas BBC-së familja mbretërore do të marrë kompensim prej 1.5 milionë paundësh nga të ardhurat e marra nga stacioni përmes shitjes së të drejtave të intervistës në kanalet e tjera botërore.
Paratë do të dhurohen për bamirësi, në një shoqatë që do të zgjidhet nga familja mbretërore dhe më konkretisht, djemtë e princeshës, Princi William dhe Princi Harry.