Tre rrëfime vajzash të reja e të arsimuara për Afganistanin!

Marzia, 27 vjeç, Lektore dhe Doktorante: Shkova në aeroport me një biletë dhe një vizë, por të gjitha fluturimet ishin anuluar minutën e fundit, kështu që u ktheva në apartamentin tim në Kabul. Kur shkova atje kam parë shumë skena të dhimbshme. Pashë një nënë shtatzënë që vraponte zbathur në vapë duke u përpjekur të mbrojë pesë fëmijët e saj. Ajo më kërkoi që të mbaja një nga fëmijët e saj në krahët e mi. Ajo m’u lut ta merrja fëmijën përgjithmonë dhe ta shpëtoja nga vdekja. Pashë një baba që i kishte mbajtur fëmijët vetëm me gjysëm litri ujë në 12 orë. Pashë vajza që qanin nga frika se do të përdhunoheshin nga talebanët.

Tre rrëfime vajzash të reja e të arsimuara për Afganistanin!

Britanikja “The Times” ka kontaktuar me disa intelektuale në Kabul për t’i pyetur në lidhje me gjendjen në Afganistan dhe sesi pushtimi taleban ndryshon planet e tyre të jetës.

Këto janë rrëfimet e tyre:

-Marzia, 27 vjeç, Lektore dhe Doktorante: Shkova në aeroport me një biletë dhe një vizë, por të gjitha fluturimet ishin anuluar minutën e fundit, kështu që u ktheva në apartamentin tim në Kabul. Kur shkova atje kam parë shumë skena të dhimbshme. Pashë një nënë shtatzënë që vraponte zbathur në vapë duke u përpjekur të mbrojë pesë fëmijët e saj. Ajo më kërkoi që të mbaja një nga fëmijët e saj në krahët e mi. Ajo m’u lut ta merrja fëmijën përgjithmonë dhe ta shpëtoja nga vdekja. Pashë një baba që i kishte mbajtur fëmijët vetëm me gjysëm litri ujë në 12 orë. Pashë vajza që qanin nga frika se do të përdhunoheshin nga talebanët.

-Shkula Zadran, 26 vjeç, përfaqësuese e të rinjve në OKB dhe studente e marrëdhënieve ndërkombëtare: Nuk kam frikë se mos vritem, kam frikë të lë Afganistanin. Ju ndoshta nuk e besoni, por do të preferoja të vdisja këtu sepse do të kishte më pak tortura se arratisja, sesa të merrja aq pak rroba saç nxë një çantë dhe të ikja nga Afganistani përgjithmonë. Kam frikë për vendin tim dhe për të ardhmen e popullit tim. Nëse më qëllojnë çfarë do të ndodhë? Asgjë. Tortura do të mbarojë shpejt. Por, nëse ik nga Afganistani dhe shikoj vuajtjet e popullit tim nga larg, kjo do të ishte të vdisja çdo ditë dhe çdo sekondë.

Në fillim unë dhe bashkëshorti im ishim shumë të shqetësuar për njëri-tjetrin. Kur dëgjuam nga burime se talebanët kishin mbërritur në Kabul, ai më mori në telefon dhe më tha “Shpejt, ik, largohu! Shko kudo të jetë, por mos rri në shtëpi.” Më kapi paniku, kështu që mori këlyshin e vogël dhe renda drejt shtëpisë së një të afërmi për t’u fshehur. Por, pak ditë më vonë vendosa të kthehem në shtëpi duke mbajtur një burka që më mbulonte fytyrën. Nuk kishte gra në rrugë dhe vëllai donte të më shoqëronte, por i thashë jo.

-Samira, 25 vjeç, studente e Drejtësisë në Universitetin Amerikan të Kabulit, punonjëse në Pallatin Presidencial: Kam 3 ditë që fshihem. Nuk ka ushqime dhe ne po tentojmë të mbijtojmë. Kisha një fluturim për në Taxhikistan, por kishte turma aq të mëdha njerëzish që donin të iknin pa pasaporta apo viza dhe fluturimi im u anulua. Më pas arritën talebanët.

Tre rrëfime vajzash të reja e të arsimuara për Afganistanin!

-Pashtana, 23 vjeç, Studente e Masterit dhe drejtore e një organizate bamirëse për edukimin: Lashë Kandaharin dhe së bashku me familjen time po fshihemi, sepse na kanë shenjestruar. Kam qenë shumë vokale në çështjet e korrupsionit në qeverisjen lokale dhe me kaosin që është krijuar është shumë e thjeshtë që dikush të më lëndojë, ndaj dhe mbrohem. Kushdo mund të më vrasë dhe të fajësojë talebanët.

Kam pasur një jetë shumë normale deri pak ditë më parë, por tani nuk kam punë, nuk kam shkollë dhe po përpiqem të evakuoj njerëz nga qyteti. Por, jam edhe kryefamiljare. Babai im vdiq vitin e kaluar dhe unë jam i vetmi burim të ardhurash në shtëpi. Më duhet të kujdesem për vëllezërit dhe motrat më të vegjël dhe mamanë time.

Liderët e talebanëve mund të duken si të moderuar, por në fakt ushtarët janë të rinj, plot me emocione dhe me moral të lartë dhe kam frikë se si grua nëse nuk mbaj burka diçka e keqe do të më ndodhë.

Të gjithë që kanë punuar në Afganistan me ushtrinë, ose si përkthyes tani janë në rrezik janë të shënjestruar. Por, ne jemi afganë, kemi lindur me konfliktin dhe jemi mësuar me të. Për mua frika nuk është opsion, mundësia e vetme është të luftoj.

Tre rrëfime vajzash të reja e të arsimuara për Afganistanin!

Share With:
Translate »
262 Views