Përplasi për vdekje 6-vjeçarin që po kalonte rrugën në Shëngjin, arrestohet shoferi i furgonit

Policia e Shëngjinit ka arrestuar shtetasin Shtjefën Prenga, i cili përplasi për vdekje një 6-vjeçar mëngjesin e ditës së djeshme në Shëngjin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 08.45, në qendër të qytetit të Shëngjinit.

6-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga prindërit e tij, dhe u është shkëputur në momentin që po kalonin rrugën, duke u përplasur më pas nga furgoni.

Fëmija së bashku me familjen e tij, janë me origjinë nga Burreli, por me banim në Londër. Ata kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet e tyre, por që fatkeqësisht përfunduan në mënyrë tragjike.

Ndërkohë që hetimet vijojnë, në bazë të zbulimeve paraprake është bërë ditën e sotme arrestimi i shoferit të kamionit që aksidentoi vogëlushin.

Share With:
Translate »
234 Views