Princesha Beatrice: ‘Do të ishim me fat nëse fëmija jonë do të lindte me disleksi’

“Mbaj mend që ndihesha vërtet e hutuar – një ndjenjë dërrmuese: ‘Pse e gjithë kjo po më ngatërron kaq shumë?’”

Princesha Beatrice kujtoi vitet e hershme të fëmijërisë, gjatë një interviste.

Ka kuptim që Princesha po reflekton mbi fëmijërinë e saj, ndërsa po përgatitet të mirëpresë fëmijën e saj të parë, me partnerin Edoardo Mapelli Mozzi për pak muaj.

Ajo ka përshkruar kohën kur vuante nga disleksia, vështirësia e mësimi të gjuhës, që ndikon në lexim, drejtshkrim dhe në të folur.

“Do të ishim me fat nëse çdo fëmij i joni i ardhshëm do të kishe disleksi, do të ishte një ‘dhuratë’ për ne.” –  Kjo është deklarata e princeshës e cila nxiti dhe shumë reagime.

“Unë mendoj se duke pasur disleksi dhe duke reflektuar se ku jam tani në rrugën time të karrierës, them se më ka lejuar t’i shikoj gjërat në një mënyrë tjetër dhe me shumë zgjidhje.”- u shpreh ajo.

“Burri im është gjithashtu disleksik, kështu që ne do të shohim nëse do ta bëjmë këtë bisedë sërish brenda pak muajsh, me një fëmijë të ri në shtëpi, por unë me të vërtetë e shoh këtë si një dhuratë,” shtoi Beatrice.

Disleksia është një vështirësi e zakonshme e të mësuarit gjatë gjithë jetës që ende nuk është kuptuar gjerësisht. Një në pesë fëmijë në SHBA besohet se e kanë këtë gjendje.

Komentet e sinqerta të Beatrice janë pjesë e një qëllimi për të “ndryshuar gjykimin rreth diagnozës”.

Share With:
Translate »
262 Views