“Ke tetë kunata! Si ja del?”- Fiori Dardha tregon raportet që gëzon me motrat e bashkëshortit
Moderatorja Fiori Dardha iu është përgjigjur disa pyetje e që i bënë ndjekësit në rrjete sociale.

Moderatorja ka treguar gjithashtu se bashkëshorti i saj ka tetë motra. Ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë se çfarë marrëdhëniesh ka ajo me kunatat duke pasur parasysh faktin se janë shumë.

“Në një foto që ke postuar mbaj mend sikur ke tetë kunata. Si ja del dhe si i ke marrëdhëniet?”, e pyeti ndjekësja, së cilës Fiori iu përgjigj duke publikuar foton e shkrepur në dasmën e saj dhe duke shkruar: “E vërtetë! Bashkëshorti imë shtë djalë i vetëm, i fundit pas tetë motrave. Si ia dal?! Me kunatat kam marrëdhënie të shkëlqyera! Kanë të gjitha familjet e tyre dhe kur mblidhemi së bashku, kënaqemi shumë. Fundja, një nuse kanë, ndaj më mbajnë me kimet!”.