A mund të dhuroni gjak gjatë periudhës së shtatzënisë?

Kur jeni shtatzënë, shumë prej gjërave rutinore mund të pësojnë ndryshime. Kjo ndërlidhet me faktin e të ushqyerit dhe aktivitetet fizike.

Përpos këtyre, nëse jeni dhuruese e rregullt e gjakut, fatkeqësisht gjatë periudhës së shtatzënisë nuk rekomandohet të praktikohet ky aktivitet shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo për faktin se mbajtja e lartë e numrit të qelizave të kuqe të gjakut është tejet e rëndëishsme për shëndetin tuaj dhe të foshnjes.

“Ato kanë nevojë për gjakun dhe hekurin e tyre për t’i ndihmuar ato të qëndrojnë të shëndetëshme gjatë shtatzënisë”, tha Dr. Felice Gersh, gjinekologe.

Hekuri është një mineral esencial që trupi përdor për prodhimin e hemoglobinës.

Hemoglobina bart oksigjenin në të gjithë pjesët e trupit, gjë që e ndihmon atë të rritet dhe të zhvillohet.

Një person i cili nuk ka mjaftueshëm hekur për të prodhuar sasi të konsiderueshmë të hemoglobinës, do të përballet me aneminë.

Për këtë arsyje, gratë shtatzëna janë ndër grupet e para që përballen me rrezikun e anemisë.

“Hekuri është i nevojshëm për zhvillimin e fetusit, për të mbështetur rritjen e placentës dhe për të rritur numrin e qelizave të kuqe të gjakut të gruas shtatzënë”, tregon Dr. Gersh.

Kur mund të rifilloj dhurimin e gjakun?

Ju mund të dhuroni gjak pas lindjes, mirëpo jo nëse jeni nënë gjidhënëse. Nënat gjidhënëse duhet të presin tre muaj apo më shumë, derisa bebi i tyre të startojë më ushqime të ngurta.

Mes tjerash, Dr. Gersh rekomandon që të konsultoheni me mjekun tuaj nëse nivelet e hekurit janë kthyer në gjendjen normale para se të dhuroni gjak.

Share With:
Translate »
260 Views