Roberti sjell fotot më të bukura nga pushimet e ribashkimit me Norën dhe Renee

Kur Renee është në duart e babait të saj, ka lojra dhe argëtim pa fund. Këtë e vërtetoi me foto Robert Berisha teksa postoi një album me të bijën nga pushimet e fundit të tyre. Njëherë duke e ngritur peshë në krahë, njëherë me akrobaci, në një tjetër foto me papagall krah kokës, këto foto janë padyshim nga ato tipiket (jo aq normalet) të një babai me vajzën e tij.

Nora mbase ka qenë pas kamerës dhe e ka shijuar spektaklin ose ka qenë duke mbajtur frymën si nënat meraklie, ama energjia e mirë ndihet nga fotot. Renee i bëri bashkë të dy prindërit në pushimet aktuale që po kalojnë si një familje, megjithëse çifti i njohur Robert-Nora kanë kohë të ndarë.

Share With:
Translate »
336 Views