Një jetë në skenë me fëmijët, shuhet Mjeshtri i Madh Kujtim Alija

Është ndarë nga jeta dirigjenti, pedagogu dhe organizatori i njohur shkodran Kujtim Alija. Lajmin e trishtë e ka dhënë kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta! Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija. Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe!”

Mësohet se prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.

Dirigjenti i njohur shkodran, ishte organizator për shume vite i Festivalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve si dhe drejtues i Qendres Kulturore të Fëmijëve në Shkodër.

Një jetë në kërkim të zërave të rinj, shuhetNjë jetë në kërkim të zërave të rinj, shuhet

Share With:
Translate »
266 Views