6 simptomat që ju tregojnë se keni mungesë të hekurit gjatë shtatzënisë

Hekuri është një mineral i rëndësishëm për të siguruar që trupi ynë po punon në formën e duhur.

Ai është i nevojshëm për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut, të cilat bartin oksigjenin në të gjithë trupin për të mbajtur indet dhe organet e shëndetëshme shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

“Hekuri nuk është vetëm thelbësor për mbajtjen e oksigjenit në trup, por gjithashtu është i rëndësishëm për shëndetin e kockave, trurit dhe hormoneve”, tha Dr. Andrew Orr.

Gjatë shtatzënisë, vëllimi i gjakut rritet, kështu që trupi juaj kërkon deri në dyfshin e kërkesave normale për hekur.

“Qelizat e kuqe të gjakut bartin oksigjenin tek fetusi juaj”

 

Fetusi ka nevojë për rritjen e muskujve dhe zhvillimin e trurit. Poashtu, ai e ruan hekurin e marr nga nëna për të përdorur në gjashtë muajt e parë të jetës.

Hulumtimet sugjerojnë se mungesa e hekurit në fëmijëri dërgon në IQ më të ulët.

Simptomat e mungesës së hekurit

Nivelet e ulëta të hekurit mund të dërgojnë deri në anemi.

Simptomat e kësaj gjendje përfshijnë:

-Marramendje;

-Mungesa e energjisë;

-Dhimbje koke;

-Duart dhe këmbët e ftohta;

-Dhimbje gjoksi;

-Gulçim.

Share With:
Translate »
355 Views