Pink në zi, këngëtarja humb njeriun e saj më të dashur

Pink ka humbur një nga njerëzit e saj më të dashur, të atin. Ajo ka bërë në Instagram një postim në nder të babait të saj, Jim Moore. Rreth një vit më parë këngëtarja zbuloi se i ati vuante nga kanceri dhe se ishte nënshtruar një kimioterapie. Mirëpo këngëtarja nuk e ka zbuluar ende se cili ishte shkaku i vdekjes së të atit.

Këngëtarja postoi dy foto bardhë e zi duke kërcyer me të atin, në njërën kur ka qenë fëmijë dhe një tjetër ku shfaqet e rritur.

Përgjithmonë”, shkruan ajo përkrah fotove.

Menjëherë pas këtij postimi ajo mori mesazhe të shumta ngushëlluese nga miq të saj të njohur.

Share With:
Translate »
302 Views