Zhduket 15-vjeçarja në Vlorë, prindërit në ankth: Kemi frikë për sigurinë e saj

Një 15-vjeçare nga Vlora, me iniciale F.S rezulton e zhdukur që prej ditës së djeshme. Lajmi është bërë publik nga gazetari Enrik Mehmeti me anë të një postimi në “Facebook” pas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e adoleshentes. Familjarët ndodhen në ankth dhe të pasigurt për gjendjen dhe vendndodhjen e saj.

Postimi i plotë i gazetarit:

Prindërit e një 15 vjecare kanë denoncuar zhdukjen e saj prej ditës së djeshme. Kur janë kthyer në banesë, 15 vjeçarja me inicialet F.S nuk ka qën në shtëpi dhe nuk ka lajmëruar askënd Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ata kanë denoncuar në polici për zhdukjen e të miturës. Familjarët janë shprehur se kanë frikë për sigurinë e të miturës dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Kush ka infoormacion të njoftojë policinë. Kush ka mundësi ta shpërndajë

Share With:
Translate »
315 Views