Sa shumë janë rritur; Shakira poston videon e rrallë me fëmijët duke kërcyer

Duket se Shakira ka kaluar kohën e saj të lirë duke “kapur valët e detit” me dy fëmijët e saj, Milan (8vjeç) dhe Sasha (6vjeç). Këngëtarja  publikoi disa fotografi të rralla në Instagramin me fëmijët.

“Merreni me mend kë kam sjellë në @wavegarden_official!” tha Shakira në diçiturë, duke iu referuar kompanisë që ofron pishina për të bërë sërf dhe për tu praktikuar.

Në foto, djemtë e Shakirës shihen të veshur me rroba të errëta blu dhe të kuqe dhe ata janë ulur pranë mamit të tyre  para një peizazhi të mrekullueshëm kodrinor.

Por kjo nuk ishte fotografia e vetme që ndau këngëtarja. Ajo gjithashtu ndau në llogarinë e saj në isntagram një video me djemtë duke kërcyer

@shakira‘In Da Getto’ with my new dancers! @jbalvin♬ original sound – Shakira

Shakira dhe partneri i saj, futbollisti Gerard Pique mundohen që herë pas herë përveç projekteve të ndajnë me fansat dhe momente nga jeta private dhe familjare.

Share With:
Translate »
308 Views