Pasi iu bashkua Instagram-it, Angelina Jolie publikon foton e rrallë të fëmijëve
Angelina Jolie nuk shfaqet shpesh në publik me fëmijët e saj dhe kryesisht në media qarkullojnë foto paparaci. Mirëpo së fundmi ajo ka postuar një foto shumë të rrallë të dy vajzave të saj, Zahara dhe Shiloh.
“Fundi i leximeve të verës. Këto janë disa nga të preferuarat në shtëpinë tonë. Do të donim të dinim të tuajat”, shkroi Jolie në një postim në Instagram.
![]()
Kujtojmë se Angelina Jolie iu bashkua vetëm pak ditë më parë për herë të parë Instagram-it. Shkak për këtë hap të aktores u bë një letër shumë prekëse që një adoleshente afgane i kishte dërguar Jolie.
Aktorja e famshme ndau fjalët e vajzës duke thënë se qëllimi pse ajo hapi llogari në këtë rrjet social është për të ndarë historitë e atyre që i kanë humbur mundësitë për t’u shprehur lirshëm.