Enca ndan me fansat një fotografi të rrallë nga fëmijëria: Kam qenë gjithmonë më e bukura
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndejkësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e aj e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet e ndryshme nga e kaluara.
Një gjë të tillë, këngëtarja e ka bërë së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke ndarë me ndjekësit një fotografi të rrallë nga fëmijëria.
Bëhet fjalë për një imazh, ku ajo si fëmijë shfaqet me flokë të shkurtra ndërsa shihet e lumtur në fotografi.
“Ruensa gjithmonë ka qenë më e ëmbla”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e kësaj fotografie.