E harroi Rudinën! Ish-bashkëshorti i aktores lë pas të kaluarën dhe gjen dashurinë, publikon foton e vajzës që i ka fituar zemrën

Pas ndarjes së bujshme me aktoren, Rudina Dembacajn si duket Aleksi ka vendosur që të lerë pas të shkuarën dhe të fillojë një lidhje të re dshurie.

Ka qenë vetë ai i cili ditën e sotme përmes një fotoje të publikuar në “Instagram” ka treguar se ka filluar një romancë të re dhe ndihet më i lumtur se asnjëherë më parë.
Në foton e publikuar Aleksi shihet teksa një vajzë indetiteti i të cilës nuk është bërë i ditur i dhuron puthje në qafë.

Këtë postim, ai e ka shoqëruar me një emoji zemër, duke treguar se bëhet fjalë për një person të afërt që i ka vjedhur zemrën.

Më herët Rudina ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj, Aleksandrin.

Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin.

 

Share With:
Translate »
317 Views