Ja pse ndodh të keni gjak në urinën tuaj gjatë periudhës së shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë mund të keni vërejtur gjak në urinën tuaj, dhe kjo mund të jetë si shkak i infeksionit në traktin urinar (UTI).

Një infeksion në traktin urinar zakonisht shkaktohet nga bakteriet, e të cilat janë të zakonshme gjatë shtatzënisë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo pasi fetusi gjatë zhvillimit mund të bëjë presion në fshikëzën dhe traktin urinar.

Simptomat të cilat sinjalizojnë një infeksion urinar janë:

-urinim i shpeshtë;

-sasi të vogla të urinimit;

-ethe;

-dhimbje shpine;

-erë të pakëndshme;

-gjak në urinën tuaj;

Por, pse ndodh të shkaktohet gjak në urinë gjatë shtatzënisë?

Gjaku që rrjedh në urinën tuaj mund të shkaktohet nga një sërë kushtesh, e të cilat përfshijnë:

-gurë në veshka;

-dëmtimi i veshkave;

-glomerulonefriti, një inflamacion i sistemit të filtrimit të veshkave;

Megjithatë, jo çdoherë shkaku i hematurisë mund të identifikohet.

Në bazë të rekomandimeve të mjekut tuaj, infeksionet urinare trajtohen duke përdorur antibiotikë.

Share With:
Translate »
194 Views