Ky është vendi i parë në botë që nis vaksinimin kundër Covid për fëmijët 2 vjeç

Kuba është bërë vendi i iparë në botë që ka nisur vaksinimin e fëmijëve kundër Covid nga 2-10 vjeç. Sipas zyrtarëve, vaksinat vendase të Kubës kanë rezultuar të sigurta për fëmijët e vegjël. “Vendi ynë nuk do t’i rrezikonte fëmijët nëse nuk do të vërtetohej se vaksinat janë efektive për ta”-tha Aurolis Otano, drejtor i Universitetit Poliklinik Vedado, për agjencinë e lajmeve Associated Press. Përhapja e variantit Delta çoi në një rritje të infeksioneve tek më të rinjtë, kështu që komuniteti shkencor i Kubës vendosi të “marrë vaksinën në provë klinike” dhe më pas u miratua për fëmijët. Poliklinika pret të vaksinojë rreth 300 fëmijë nga dy deri në pesë vjeç. Ata midis pesë dhe 10 vjeç janë duke marrë dozën e parë të vaksinës.

Share With:
Translate »
153 Views