Doni fëmijë por s’po ia dilni dot? Anila Basha tregon si teknologjia e ndihmoi të bëhej nënë

Në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ka qenë e ftuar gazetarja Anila Basha, e cila vjen me statusin e mamit.

Ajo ka treguar përjetimet e para kur lindi djali i saj Aristoteli, si i ka ndryshuar jeta, teksa ka dhënë një këshillë për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një fëmijë, por nuk kanë mundësi.

Rudina Magjistari: Shumë shikues do donin të ishin në vendin tënd, që duan të kenë një fëmijë, por nuk e kanë mundësinë. Çfarë mesazhi do i jepje ti sot?

Anila Basha: Unë mendoj se nuk ka asnjë gjë të pamundur sot në jetë. Teknologjia ka avancuar kaq shumë saqë të mohosh veten, ta privosh nga kjo ndjenjë kaq e bukur e të qenurit nënë duke marrë në dorë fëmijën tënd, është e pakuptimtë.

 

Kushdo që më ka kërkuar një këshillë, i kam dhënë sugjerimet e mia, i kam thënë nuk duhet në asnjë mënyrë sado skeptik të jeni, ta leni pas dore, pasi fëmija është i juaji.

Mund të keni nipër, mbesa, çfarëdo, por një gjë e tillë është një ndjenjë e papërshkruar. Mos u hutoni, nuk ka rëndësi fare as çfarë thotë bota, as çfarë thotë dynjaja as çfarë thotë familja.

Ju jeni të zotit e vetes për aq kohë sa doni ju ta bëni këtë zgjedhje. Një fëmijë nuk është kurrë i tepërt në këtë botë, ashtu sikurse nuk besoj se mund të ketë qenie në tokë që mund të përgojojë një nënë apo një fëmijë, është një krijesë e bekuar nga Zoti.

Mos hezitoni asnjëherë. Më thoshte doktori im: po bëhen eksperimentet e fundit në Gjermani që sper matozoidi dhe veza do takohen në një inkubator, dhe pas 9 muajsh një nënë e një baba do marrin në dorë fëmijën e vet.

 

Shkenca evoluon, mjafton që ju të keni dëshirën për të patur një fëmijë siç e kisha unë. Unë nuk pashë as majtas as djathtas, as dëgjova njeri, as pyeta njeri.

Dëgjova zemrën, shpirtin dhe atë që doja unë vetë për veten time, nuk ka gjë më të bukur dhe të rëndësishme se Arisi”, u shpreh Anila Basha.

Share With:
Translate »
225 Views