Fëmijët 0-2 vjeç me aftësi ndryshe do përfshihen në skemën e ndihmës financiare

Të gjithë fëmijët nga mosha 0-2 vjeç me aftësi ndryshe do të marrin ndihme financiare. Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ka folur sot për planin e ri, në mandatin e ri qeverisës të PS.

Ministrja tha se kjo grumoshë do të perfshihet me grupmoshat e tjera qe janë në skemë, duke shtuar se brenda muaji shtator paketa e mbështetjes shendetësore dhe sociale do të shtrihet në qarkun e Elbasanit dhe më vonë në qarqet e tjera.

Nga Kruja Manastrirliu ka thënë: Një ndër risitë e kësaj reforme është mbështetja për fëmijët 0-2 vjeç dhe që nuk ka qenë më parë. Vlerësimi i fëmijëve 0-2 vjeç dhe në tërësi i fëmijëve 0-18 vjeç është përmirësuar dhe ka sjellë rezultate, që fëmijët të cilët nuk ishin mbështetur me pagesa të aftësisë ndryshe, tashmë kanë filluar të mbështeten.

Qëllimi i parë i kësaj reforme është që ne të përputhim nevojat me përfitimet. Pra ato çfarë kanë nevojë qytetarët të cilët janë me aftësi ndryshe me ata të cilët mbështesim, pra të gjithë paketën e mbështetjes shëndetësore dhe sociale. Brenda muajit Shtator, fillimi i muajit Tetor do të shtrihet edhe në qarkun e Elbasanit për të shtrirë më tej në 4 qarqet e tjera, përfshirë Lezhën, Shkodrën, Vlorën dhe Korçën dhe sigurisht më pas në 2022 për t’u shtrirë në të gjitha qarqet e vendit.

 

Share With:
Translate »
211 Views