Irini Qirjako i këndon zambakëve, surprizohet në studio nga e bija: Lulja që më frymëzon

Në studion e emisionit “Jeto me Orën” në RTV Ora ishte e ftuar artistja shumë e dashur për publikun Irini Qirjako. Ajo tregoi se ka pasion që t’i këndojë edhe luleve që ka mbjellë në shtëpinë e saj.

Irini Qirjako: “Unë kam një verandë dhe kam mbjellë portokall, limonë, lule, bredha, borzilokë, të gjitha. I dua shumë lulet. I këndoj luleve që kam në shtëpi. Kam një lule që lëshon një lule të verdhë dhe e kam marrë në vendlindje në Sarandë e i këndoj gjithmonë “Hodha një lule në ferrë.” Kam mbjellë dhe trëndafilin në shtëpi.”

Këngëtarja u surprizua në skenën e “Jeto me Orën” me një lule zambak e cila ishte porosi e veçantë nga lulja më e bukur e jetës së këngëtares, vajza e saj.

Irini Qirjako: “Kjo ishte surpriza më e bukur. Rivjola ime (vajza) më frymëzon për gjithçka, ajo është jeta ime, oksigjeni im, ajo është gjithçka për mua. Nuk ka gjë më të shtrenjtë dhe hyjnore se sa fëmija.”

Share With:
Translate »
185 Views