(VIDEO) A është xheloze që Lori dhe Sara janë të pandara? Redia jep përgjigjen epike

Dy motrat Sara dhe Lori Hoxha kanë treguar se janë të pandara. Jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në intervista të ndryshme ato kanë treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën. Lori është shprehur se Sara është personi i saj më i afërt dhe se e pyet për çdo gjë. Por, si ndihet motra e tyre më e vogël, Redia për këtë?

Së fundmi Lori ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory. Ndër të tjera dikuesh e pyet: “A është motra jote xheloze për ty dhe Sarën? Duket sikur ju të dyja jeni të pandara”. Lori ka qenë pranë Redias në ato momente dhe e ka pyetur vetë ato nëse është xheloze dhe videon e ka ndarë në Instastory. “I don’t care(Nuk më intereson)”- shprehet Redia me nota humori, teksa Lori thotë: “Sikur ta dija!”.

Vlen të theksohet se Lori dhe Sara kanë zgjedhur një profil publik dhe janë shumë të ndjekura në rrjetet sociale. Lori është ndër blogeret më të njohura shqiptare dhe frymëzim për shumë vajza, teksa edhe Sara preferohet shumë nga vajzat, sidomos nga nënat, me të cilat ndan eksperiencat e saj mbi rritjen e dy djemve të saj. Ndërsa më të vegjlit e familjes, Redia dhe Itani, janë më të tërhequr dhe nuk preferojnë të dalin shpesh as në profilet e Lorit dhe Sarës.

Share With:
Translate »
185 Views