Gratë shtatzëna të infektuara me Covid, mjekët tregojnë si paraqitet situata në Shqipëri dhe Kosovë

Janë të shumta gratë shtatzëna të infektuara me Covid-19 në vendin tonë. Mjeku gjinekolog në “Mbreteresha Geraldine”, Oljan Çala ka bërë thirrje për ditën e sotme për vaksinimin e tyre.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, nisur edhe nga rasti i 24-vjeçares Xheni Kaba, e cila pasi lindi fëmijën, ndodhet e intubuar në Turqi, mjeku ka rekomanduar vaksinimin te gratë shtatzëna.

Unë mund të them që deri në qershor në Amerikë janë 200 mijë nëna që jkanë vaksinuar. Deri më tani nuk kemi asnjë të dhënë që nga vaksina mund të kenë probleme gjendja e nënës apo fëmijës. Janë thjesht të dhëna jo përfundimtare. Të gjitha rekomandojnë që nëna shtatzënë, pavarësisht duhet të vaksinohen. E vetmja mënyrë e thjeshtë për tu mbrojtur nga Covid-19është të vaksinohen”.

Ndërsa në një lidhje me Skype nga Prishtina, mjekja Agreta Gecaj Gashi, ka treguar se në Kosovë janë 30 gra të hospitalizuara dhe 7 gra kanë humbur jetën.

“30 gra të hospitalizuara, 7 gra i kemi humbur. Mirëpo, ka qenë një numër shumë i madh i grave shtatzënë që kanë kërkuar ndihmë, si pasojë e Covid-19.Është detyrë dhe obligim të rekomandojë vaksinimin te gratë shtatzënë”.

Share With:
Translate »
174 Views