E veshur me të zeza, Meghan Markle bën daljen e parë publike pas lindjes së vajzës

Megan Markle dhe Princi Harry i janë bashkuar sot kryebashkiakut të New York City në daljen e tyre të parë publike që nga lindja e vajzës Lilibet.

Duka dhe Dukesha udhëtuan deri në kuvertën e shikimit të One World Trade Center për të takuar kryetarin e NYC.

Teksa përshëndeti turmën e fotografëve, Meghan tha: “Është e mrekullueshme të kthehesh, faleminderit” kur u pyet nëse ishte e lumtur që ishte në New York.

Dukesha, e veshur me një veshje tërësisht të zezë me flokët e lidhur buzëqeshi dhe bëri me dorë ndërsa hyri në ndërtesë me Harryn në krah.

Nuk dihet pse Meghan dhe Harry u takuan me demokratin, ose çfarë diskutuan gjatë takimit të tyre misterioz herët në mëngjes.

Dyshja u takuan gjithashtu me Guvernatoren e Nju Jorkut Kathy Hochul, 63 vjeç, e cila mbërriti minuta para tyre.

Share With:
Translate »
153 Views