Halle nënash! Përmes një fotoje, Elita Rudi tregon se jeta me dy fëmijë nuk është ashtu siç i thanë

Elita Rudi dhe Gjiko duket se janë më të plotësuar se kurrë me familjen e bukur që kanë krijuar. Në mars të këtij viti ata u bënë prindër për herë të dytë me një vajzë që e pagëzuan me emrin Bota. Ndërsa, Zëri u bë vëlla i madh. Në rrjetet sociale, moderatorja nuk ngurron të publikojë foto e video nga jeta e përditshme si nënë e dy fëmijëve. Nëse bazohemi te Instagrami i saj çdo gjë duket shumë bukur dhe e qetë, me pushimet e daljet e shpeshta të familjes.

 

 

Megjithatë, të jesh nënë e dy fëmijëve kaq të vegjël nuk është gjithmonë “fushë me lule”. Këtë na e ka treguar edhe vetë Elita e cila ka ndarë në Instastory një meme ku shkruhet “Më thanë bëj dy fëmijë se rrisin njëri-tjetrin”, ndërkohë në karikaturë shihet një nënë me dy fëmijë. Situata duket kaotike me njërin që qan teksa e ushqen dhe tjetrin që i tërheq flokët. Si duket edhe Elita e ka gjetur veten te kjo meme dhe e kuptojnë vetëm nënat.

Share With:
Translate »
179 Views