Ulen infektimet, por sërish numër i lartë viktimash nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Edhe sot Shqipëria ka shënuar 10 viktima nga covid-19, numri më i lartë i fataliteti që nga fundi i muajit prill. Ndërkohë infektimet gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë pësuar një rënie të lehtë ku nga 4875 testime, 664 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Raportohet se viktima janë nga qytetet të ndryshme, konkretisht: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç.

Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
175 Views