Ja se çfarë duhet të keni në çantën tuaj të lindjes

Shtatzënia, një nga periudhat më të bukura që çdo grua shtatzënë përjeton, ku të gjitha emocionet gërshetohen në një të vetëm.

Në plot nëntë muajt e shtatzënisë, ju mbase keni lexuar libra të ndryshëm, jeni kujdesur në përzgjedhjen e duhur të rrobave për foshnjen tuaj, për emrin, dekorimet apo edhe për procesin e lindjes suaj shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Ndërkohë që, jeni në ditët e fundit të shtatzënisë suaj është e rëndësishme përgaditja e gjërave esenciale që do t’ju duhen menjëherë pas lindjes, si për ju ashtu edhe për foshnjen tuaj.

Gjërat që nuk duhet t’ju mungojnë në çantën tuaj janë:

-Mjetet higjenike (sapun, shampon, pastë dhëmbësh, peceta);

-Veshmbathje të rehatshme;

-Batanije dhe jastëk;

-Kapse flokësh;

Për fëmijën:

-Batanije;

-Shampon;

-Biberon;

-Pudër;

-Rroba të pambukut.

Share With:
Translate »
168 Views