Po harrojmë gjyshërit, kjo rini nuk gjen kohë as për një telefonatë

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka folur për distancimin e brezit të ri nga gjyshërit

Në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” Bes Kallaku ngre shqetësimin se brezi i të rinjve sot,  po i harron gjyshërit.

Si rrjedhojë ai  ka një  mesazh për të gjithë të rinjtë,  t’i telefonojnë gjyshërit për të mos i lënë në harresë.

“Ne po harrojmë jo vetëm prindërit, por edhe gjyshërit. Le të na thonë ata që po na ndjekin nëpërmjet ekranit, sa herë në javë i marrin gjyshërit e tyre në telefon. Nëse prindërit kënaqen më pak edhe ajo pak për ata është shumë, gjyshërit kënaqen vetëm me një telefonatë. Është gjynah që ky brez që po rritet, po distancohet nëpërmjet shumë elementeve dhe faktorëve tjerë nga familja dhe mbi të gjitha nga gjyshërit.

Gjyshi im i ndjerë, gjithmonë më thoshte “vizito varret e të parëve sepse është traditë  që do të shërbejë në të nesërmen bë gjithçka që ti do të arrish”, shprehet Bes Kallaku në RTV Ora.

Share With:
Translate »
237 Views