Ju kujtohet? Ja se si duket sot Blendi i filmit shqiptar “Fillim i vështirë”

Sokol Gjoshi , i njohur si Blendi te “Fillimi i vështirë” i ka munguar ekranit për një kohë të gjatë.

Ja se si duket ai sot:

I ftuar te emisioni Shqipëria Live ai kujtoi me nostalgji vitet e xhirimit të këtij filmi të suksesshëm.
Sot, Sokoli ushtron profesionin e gazetarit në Radio Televizionin Shqiptar.

Edhe pse kanë kaluar 36 vite e kujtoj me nostalgji. Në fillim konkurrova për një rol episodik, por ata më pëlqyen dhe më mbajtën për rolin kryesor. Ka qenë një nga filmat e paktë jo partiak, me temë nga familja dhe probleme sociale , të cilat janë aktuale edhe në ditët e sotme. Padyshim është meritë e regjizorit dhe skenaristit. Sigurisht në kohën kur është xhiruar kemi pasur sukses.

Filmi “Fillim i vështirë” prodhim i vitit 1986.

Regjia: Albert Xholi, Skenari: Shpresa Vreto, Muzika: Aleksandër Peçi.
“Rreziku i ardhjes së njerkës” vjen papritur në jetën e Bledit të vogël. Ky lajm që vogëlushi e mëson rastësisht ishte një shock emocional për të. Nga ana tjetër kjo ndikon në lidhjen shpirtërore midis babait të Bledit, Agronit dhe Zanës një kolege e tij e cila ushqen një ndjenjë të thellë dashurie për Agronin dhe përpiqet në çdo moment të fitojë zemrën e djalit.

Share With:
Translate »
223 Views