Futbollisti i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë, ky është emri i djalit

Ditën e sotme Armando Sadiku është njeriu më i lumtur në botë dhe për këtë ka një arsye mjaft të fortë.

Ai është bërë baba për herë të parë pasi bashkëshortja e tij Elona ka lindur djalin e tyre, Luisin.

Këtë lajm të gëzueshëm Sadiku e ka ndarë në rrjetet sociale ku kanë vërshuar urimet.

“Mirë se vjen në këtë botë djali ynë i vogël. Mami dhe babi të duan ty! Luis Sadiku”, ka shkruar Armando.

Kujtojmë se në vitin 2016 kryetari i bashkisë së Elbasanit i ka propozuar këshilltarëve që sulmuesi i kombëtares shqiptare, elbasanasi Armando Sadiku, i cili shënoi golin e parë të Shqipërisë në Euro të bëhet “Qytetar Nderi”.

Në nisje të mbledhjes së këshillit, kreu i bashkisë  tha se  këtë titull Armando Sadiku e meriton për kontributin në fushën e sportit, por edhe si një nga ambasadorët elbasanas, si një përfaqësues i denjë jo vetëm si futbollist, por edhe i qytetarisë elbasanase.

“Me kontributin e tij Armando Sadiku na ka nderuar të gjithëve, ndaj edhe për këtë qëllim jam i bindur se propozimin tim do ta miratojmë bashkarisht”, tha kryetari i bashkisë.

Këshilltarët miratuan në unanimitet që Armando Sadiku të jetë “Qytetar Nderi” i Elbasanit.

Armando Sadiku shënoi golin e parë të Shqipërisë në një kompeticion te tille siç është Kampionati Europian, përballë përfaqësueses se Rumanisë.

Share With:
Translate »
437 Views