Joeli feston 8 vjetorin, pamje familjare nga dita e tij e veçantë
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë padyshim një çift shumë i dashur për publikun dhe një ndër më të komentuarit në media. Siç dihet, ato janë prindër shumë të përkushtuar ndaj dy fëmijëve të tyre, Joel dhe Sia.

Si Ermali, ashtu dhe Ami publikojnë shpesh foto pranë tyre në rrjete sociale. Sot Joeli feston 8 vjetorin e lindjes dhe në ditën e tij të veçantë aktori ka ndarë me ndjekësit foton më të bukur familjare.

Në foton në fjalë ai shihet krah Amit, me Sian dhe Joelin. “Joeli 8”, ka shkruar Ermali, ndërkohë që ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat për vogëlushin.
