Eve, vajza e Steve Jobs, bën daljen e parë si modele

Kur ju thamë në dhjetor të vitit të kaluar se vajza e themeluesit të Apple Steve Jobs mund të jetë modelja juaj e preferuar, e kishim seriozisht. Më në fund, 23-vjeçarja debutoi si modele në sfilatën e Coperni në Javën e Modës në Paris.

Eve u shfaq e veshur më një bluzë të gjerlbër neon, minifund me printe, shapka me platformë, syze dielli që binin në sy dhe një çantë të bardhë.

Eve, vajza e Steve Jobs, bën daljen e parë si modele

“Nuk mund ta them me fjalë se sa i jashtëzakonshëm është ky koleksion. Ishte një nder të jesh pjesë vizionit Coperni, ”shkroi Eve në Instagram.

Eve iu bashkua yjeve si Gigi Hadid, Paloma Elsesser dhe Adut Akech në sfilatë.

Dizajnerët e Coperni, Sébastien Meyer and Arnaud Vaillant, zbuluan për Vogue në prapaskenë se një nga çantat e koleksionit “Origami” u frymëzua nga ikona e aplakacionit të fotove në iPhone.

Eve, vajza e Steve Jobs, bën daljen e parë si modele

Përsa i përket Eve, ajo është në një romancë me Harry Hudson, një këngëtar/kompozitor dhe mik i ngushtë i familjes Kardashian-Jenner.

Eve, vajza e Steve Jobs, bën daljen e parë si modele

Share With:
Translate »
186 Views